“Defender Europe 21” është një leksion të cilën NATO përmes planëzimit, forcave dhe mjeteve në mënyrë indirekte i jep leksion Serbisë, Rusisë dhe Kinës, se dëshira për të penetruar në kufijtë ushtarakë të NATO-s dhe ëndrra e tyre për të dalë në Mesdhe nuk ka për t’u realizuar asnjëherë”. Kështu u shpreh koloneli Dritan Demiraj në studion e Ditari në A2 CNN në lidhje me shtrirjen e influencës ruse në Ballkan. Sipas tij ardhja e vaksinave ruse dhe kineze në vendin tonë tregon përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan duke përdorur “soft power”. Dhe këtu ai përmend ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Malit të Zi, Maqedoninë e veriut dhe Bosnjë Hercegovinën. Për Demirajn edhe minishengeni ballkanik dhe armatimi rus në Serbi janë pjesë e shtrirjes së influencës ruse në rajon. (A2 Televizion)
Vaksinat ruse në Shqipëri, kolonel Demiraj: Përpjekje e Rusisë për të shtrirë influencën në Ballkan
