Vaksinimi, Biden kritikon Trump: Nuk e prisja situatën kaq keq përsa i përket logjistikës

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 07:53 | Bota
Vaksinimi, Biden kritikon Trump: Nuk e prisja situatën kaq keq përsa i

Përsa i takon vaksinës dhe procesit në SHBA, presidenti Joe Biden kritikoi mbrëmë planin e masave të paraardhësit të tij dhe premtoi një sasi tjetër prej 200 milionë dozash të reja.

“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve”, tha Biden.

Më tej, ai tha se nuk e priste ta gjente situatën kaq keq përsa i takon logjistikës, por edhe një herë i përmbahet zotimit të tij për të vaksinuar 100 milionë persona brenda 100 ditëshit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjë që mbështetet edhe nga ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos