Librat falas, ministrja Kushi: Këtë vit shtohen klasat e 8 dhe 9, plotësohet i gjithë arsimi bazë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 12:22 | Aktualitet
Librat falas, ministrja Kushi: Këtë vit shtohen klasat e 8 dhe 9,

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka shpërndarë në rrjetin e saj social një lajm të mirë në lidhje me shpërndarjen e librave falas, ku ajo nënvizon se këtë vit shkollor në skemën mbështetëse të qeverisë shqiptare do të shtohen edhe nxënësit e klasave të 8 dhe 9.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë" – shkruan Kushi në publikimin e saj.

Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos