Vaksinimi në Tiranë, nuk ka shenja frike, mësuesit vihen në radhë për AstraZeneca-n

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:52 | Aktualitet
Vaksinimi në Tiranë, nuk ka shenja frike, mësuesit vihen në

Ndryshe nga pika më e madhe e vaksinimit, “Air Albania”, atje ku qëndrojnë 2-3 ambulanca në ndihmë të procesit të vaksinimit, në shkollat dhe gjimnazet ku po vaksinohen mësuesit nuk ka staf të shërbimit të urgjencës.

Ndonëse mësuesit që kanë kryer vaksinën pranë gjimnazit “Petro Nini”, thonë se nuk kanë pasur efekte anësore, mungesa e një urgjence në gatishmëri do të parandalonte çdo situatë të papritur.

Në radhë dhe me formularët shëndetësorë në duar, mësuesit kanë ndjekur itinerarin e zakonshëm për marrjes së dozës së vaksinës AstraZeneca-s.

Në Shkodër dhe qytete të tjera nuk kanë munguar refuzimet e mësuesve për kryerjen e vaksinës AstraZeneca. Kolegët e tyre në Tiranë thonë se nuk ka vend për mosbesim.

Pas procesit të vaksinimit disa mësues e qytetarë kanë ndjerë temperaturë, dhimbje në vendin e injeksionit, të vjella dhe simptoma të tjera të lehta. Ekspertët e Shëndetit publik thonë se këto simptoma janë normale dhe se nuk ka asnjë rrezik për efekte të rënda shëndetësore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos