
Ka nisur në Tiranë samiti i Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë 6 liderët e rajonit dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Para samitit, komisioneri Varhelyi është takuar me kryeministrin Edi Rama
“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me kryeministrin Edi Rama. Sot do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian si edhe çuarjen përpara të Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit që do të zhvillohet në 5 korrik”, shkruan Varhelyi.
Më 12:300 pritet konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.
Më herët ai u takua me ambasadorin europian në Tiranë, Luigi Soreca, ku vizitoi punimet e mbështetura nga BE-ja në Muzeun Historik Kombëtar dhe mozaikun në Sheshin Skënderbej. (A2 Televizion)