“Varrimi i Perëndimit”... Talebanët organizojnë ceremoninë tallëse pas largimit të avionëve të fundit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 16:06 | Aktualitet

Talebanët në qytetin afgan Khost organizuan një ceremoni tallëse mortore, duke mbajtur në duar arkivole të improvizuar, të mbuluar me flamujt e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Madhe, NATO-s dhe Francës, për të festuar largimin përfundimtar të forcave të huaja nga vendi i tyre.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, turma të mëdha njerëzish shihen teksa brohorasin duke mbajtur në krahë këto arkivole. Parada të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Afganistanit, si në Kandahar, ku flamuri i bardhë me gërma të zeza ka zëvendësuar me kohë atë zyrtar shtetëror të Afganistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos