Vdes disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer polici i trafikut në Itali

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 07:29 | Bota
Vdes disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer polici i trafikut

Një polic trafiku ka humbur jetën në Itali pak orë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari nga Salerno pati një gjendje të keqe shëndetësore, e cila i shkaktoi vdekjen e papritur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që disa orë më parë atij i ishte injektuar një dozë e vaksinës kundër koronavirusit  Pfizer, në spitalin Sapri.

"Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Për momentin nuk është e mundur të konstatohet një lidhje midis vdekjes dhe administrimit të vaksinës”, thotë Rocco Calabrese, drejtori shëndetësor i spitalit Sapri.

Sipas tij, “duket se pacienti vuante nga sëmundjet e mëparshme metabolike dhe kardiovaskulare. Për më tepër, për 62-vjeçarin siç kërkohet nga udhëzimet në fushën e vaksinimit, pas vaksinimit, u respektuan 15 minutat e vëzhgimit, gjatë të cilave ai nuk u ankua për ndonjë shqetësim", shtoi drejtori i spitalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos