Vendi ku paguhesh 3000 $ nëse infektohesh me koronavirus

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 22:10 | Bota
Vendi ku paguhesh 3000 $ nëse infektohesh me koronavirus

Pas disa muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare të pakta për turizmin, disa vende po bëjnë gjithçka për të tërhequr turistët e huaj.

Për shembull, Kankuni në Meksikë ka nisur një fushatë ku ofron dy net falas akomodimi për çdo dy net të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.

Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurt nga pandemia e koronavirusit. Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga Covid-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3000 dollarësh nëse prekesh nga virusi. Presidenti i vendi ka thënë se vendi i tij është aq i sigurt sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos