Vendimet e Këshillit të Ministrave për alokim fondesh për tetë bashki, si dhe një paketë ndihme financiare për shtresat në nevojë, kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e fondeve publike përpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita për blerje votash. Aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut. Për këto çështje folën në Dita Jonë Rigels Xhemollarin nga “Qëndresa Qytetare” dhe gazetarja e ekonomisë Ola Xama. (A2 Televizion)
Vendimet për alokimin e fondeve për bashkitë 5 muaj para zgjedhjeve
