
Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave, e cila konfirmoi efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës së AstraZeneca.
Kreu i qeverisë shkruan se vetëm përmes vaksinimit do mund të këputen hallkat e zinxhirit të infektimeve.
“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama. (A2 Televizion)