
Mbështetësit shpërthyen në festë, pasi guvernatori i Oklahomas lehtësoi dënimin me vdekje të Julius Jones, disa orë përpara se ai të ekzekutohej.
“Për 22 vite ai duhej të hamendësonte nëse do të ekzekutohej nesër mbrëma? Javës tjetër?! Apo vitin tjetër? Dhe familja e tij mund të ndihet mirë duke ditur që mamaja mund t’i thotë: Bir mund të të sjell diçka për të ngrënë kur të të vizitoj”, deklaroi Michael Uashington, koalicioni i Oklahomas kundër abuzimit me njerëzit.
Dënimi me vdekje i Jones u zbut në dënim me burg të përjetshëm pa mundësi të lirimit me kusht. Ai u dënua për vrasjen e Paul Howell gjatë një grabitjeje në vitin 1999. Por Jones ka pohuar gjithmonë se nuk e ka kryer vrasjen. Ky krim e vendosi atë pranë karriges elektrike për më shumë se dy dekada.
Pavarësisht zbutjes së dënimit, familjarët kërkojnë një gjyq të ri.
“Nëse mendoni se Julius është fajtor, jepini atij një gjyq të drejtë! Bëjeni sërish, por kësaj herë me drejtësi!” , u shpreh nëna e të dënuarit.
Avokati i Jones publikoi një deklaratë pasi guvernatori i kurseu jetën duke thënë se: “Ndërsa ne shpresuam se Guvernatori do të miratonte plotësisht rekomandimin e bordit duke e ndryshuar dënimin e Julius në burg përjetë me mundësinë e lirimit me kusht në dritën e provave dërrmuese të pafajësisë së Julius, ne jemi mirënjohës që Guvernatori ka parandaluar një gabim të pariparueshëm.” (A2 Televizion)