All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpejtësi, rrëmujë dhe dëm qindra mijëra dollarë, 14 persona grabisin dyqanin e “Louis Vuitton”

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 13:06 | Bota
Shpejtësi, rrëmujë dhe dëm qindra mijëra dollarë,
All - Paragraf - 1

Pa armë, por duke shfrytëzuar rrëmujën dhe shpejtësinë, 14 persona kanë arritur të grabisin një dyqan të “Louis Vuitton” në Oak Brook, Çikago.

Gjithçka ishte e qetë deri në momentin kur 14 persona me kapuç futen me shpejtësi në dyqan dhe nxjerrin nga rrobat e tyre qese të zeza, të cilat i mbushin me shpejtësi me çfarë gjejnë përpara.

All - Paragraf - 3

Shefi i policisë, James Kruger, tha pas ngjarjes se grabitja u krye nga 14 persona të cilët u larguan më pas me 3 automjete. Kruger theksoi se hetimet janë duke vijuar për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione. Sipas policisë, grabitësit arritën të marrin aksesorë që kap një vlerë rreth 100 mijë dollarë.

“Kjo është një zonë shumë e sigurt. Ne vijmë shpesh këtu, ndërsa fëmijët tanë luajnë jashtë”, tha Mahboob Abbas, një blerës.

Edhe pse qytetarët flasin për një zonë të qetë, në fakt nuk është kështu. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe muajin e kaluar rreth 50 kilometra nga grabitja e fundit. Në atë ngjarje, policia e Northbrook shkroi në një deklaratë për mediat se 13 persona grabitën dyqanin e “Louis Vuitton” në qendrën tregtare Northbrook Court, duke marrë aksesorë me vlerë 66 mijë dollarë.

All - Paragraf - 6

“Ende nuk mund të themi që dy grabitjet kanë lidhje edhe pse ato kanë ngjashmëri me njëra tjetrën”, tha Kruger. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos