Vendimi për negociatat në tetor, reagon Rama: Shqipëria po reziston

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 18:13 | Politikë
Vendimi për negociatat në tetor, reagon Rama: Shqipëria po

Këshilli i BE vendosi të shtyjë për në tetor vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Kryeministri Rama. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama e konsideron një lajm shumë pozitiv vendimin e sotëm. Ai thekson se pavarësisht tentativave për të bllokuar rrugën europiane, Shqipëria po reziston.

https://a2news.com/2019/06/18/shtyhet-per-ne-tetor-vendimi-per-hapjen-e-negociatave/

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos