
Edhe kjo verë do të jetë e gjatë dhe shumë e nxehtë. Temperaturat e larta do të na shoqerojnë deri në shtator, duke e bërë vjeshtën një stinë në zhdukje.
Edhe java e parë e gushtit mbyllet e nxehtë dhe me tempertura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius. Ndërsa javën e dytë të gushtit i nxehti afrikan do të thyhet, por vetëm për pak ditë.
Tanja Porja, meteorologia e A2 CNN, tregon se në të gjithë vendin temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme dhe pas shumë kohësh rikthehen rreshjet e shiut, thuajse në të gjthë territorin e vendit.
Parashikimet afatgjata klimatike flasin për një shtim të nxehtësisë në tokë. Për meteorologët, kjo do të thotë një atmosferë me temperatura më të larta dhe ndryshim i regjimit të rreshjeve.
Ndryshimet e klimës janë pasojë e ngrohjes globale. (A2 Televizion)