Verë në izolim, trefishohen kërkesat për pishina private

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 15:02 | Lifestyle

Ndërtimi i pishinave private në oborret e vilave luksoze në Rod Ajlënd dhe Konektikat ka pësuar një rritje të konsiderueshme, pasi pavarësisht ngritjes së temperaturave, nuk po lehtësohen edhe aq shumë masat për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Gazeta amerikane “The New York Times” shkruan se pishina, që dikur shihej si një gjë luksi, tashmë po shndërrohet në një domosdoshmëri për njujorkezët e pasur, për shkak se me shumë gjasa, plazhet buzë Atlantikut do të qëndrojnë të mbyllura edhe për pak kohë.

Fillimisht ata u arratisën nga pandemia, duke zbritur në Florida dhe shtete të tjera më të ngrohta, ndërsa tani po modifikojnë vilat e tyre luksoze larg “Mollës së Madhe”, për të kaluar verën.

Pishinat private kanë një kosto ndërtimi prej 75 mijë dollarësh për përmasat minimale, 6x12 metra. Steve Reale, menaxheri i një kompanie ndërtimi pishinash, tha për “New York Times” se mesatarisht merr 30 porosi për pishina në një javë në këtë periudhë, më shumë se trefish nga mesatarja normale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos