Veriu teston raketa, Kim Jong Un: Paralajmërim për Seulin “luftënxitës”

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 12:49 | Bota
Veriu teston raketa, Kim Jong Un: Paralajmërim për Seulin

Rriten tensionet në Gadishullin Korean. Regjimi i Penianit njoftoi testimin e dy raketave të reja, si një “paralajmërim solemn” kundër asaj që e cilëson si luftënxitje të Koresë së Jugut. Raketat me rreze të shkurtër janë lëshuar në detin e Japonisë nga brigjet lindore të shtetit komunist. Lideri Kim Jong-un tha se ishte e detyruar të zhvillonte armë për të eliminuar, siç pretendon ai, kërcënime të mundshme të drejtpërdrejta. Diktatori zbuloi se testimet e fundit përfshijnë sisteme të reja të kontrolluara të armëve taktike.

 “Jam shumë I lumtur me testimin e sistemit të ri të armëve. Ato nuk mund të mposhten lehtësisht. Koreja e Jugut nuk duhet të gabojë duke injoruar këtë paralajmërim”, deklaroi lideri i Koresë së Veriut.

Komentet e Kim Jong-un vijnë pasi Koreja e Veriut kritikoi vendimin e Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara për të mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm. Peniani e ka parë gjithmonë me shumë skepticizëm këtë tregim force, dhe e konsideron përgatitje për pushtim. Për këtë kërcënim reagoi dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili e konsideroi testimin raketor, taktikë negociuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos