
Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Imolas në Formula 1 këtë të diel, duke marrë kështu suksesin e dytë sezonal në kampionat këtë sezon.
Piloti holandez arriti të dominoi të gjithë garën, ndërsa i dyti rendit shoku i tij i skuadrës meksikani Sergio Perez, ndërsa i treti britaniku Lando Norris me McLaren.
Ndërkohë, një zhgënjim total për Ferrarin, i cili hodhi poshtë të gjitha ato paraqitje fantastike në garat e para, duke dështuar totalisht në Itali.
Charles Leclerc u rendit i gjashti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz nuk e mbylli dot atë, duke dalë nga pista që në xhiron e parë pas një kontakti me Daniel Ricciardo. (A2 Televizion)