Vetëhidhet nga ballkoni futbollisti i Partizanit, shpëton mrekullisht

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 21:51 | Kronikë
Vetëhidhet nga ballkoni futbollisti i Partizanit, shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Tiranë, ku futbollisti i Partizanit, Aldo Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 6-të i banesës ku jetonte.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bën me dije se 24 vjeçari Teqja, në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur nga kati i 6-të i ndërtesës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Klubi i Partizanit i cili njofton se fatmirësisht lojtari është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Klubi i Partizanit shprehet se është pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.

Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar futbollistin 24 vjeçar të ndërmarrë këtë akt të rëndë, por mësohet se ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos