Vetëm princi George mund të bëjë të buzëqeshë “stërgjyshen” Elizabeth

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 12:25 | Lifestyle

Një vit jo i thjeshtë për mbretëreshën Elisabeth II e Anglisë. Kriza politike, mundësia për Brexit, Skocia që kërkon referendum për pavarësi, bashkëshorti i një jete, Philip, që shtrohet sërish në spital.

Por mbretëresha që drejton nga viti 1952 Britaninë e Madhe si dhe formalisht pjesën më të madhe të vendeve që përbenin dikur perandorinë angleze, gjen ende mënyrë të kënaqet  me lojërat fëminore të stërnipit të saj, princi 6-vjeçar George.

Në këtë rast, përgatitjet e pjatës tradicionale angleze, pudingu, që ka një recetë të veçantë gjatë Krishtlindjeve.

Mbretëresha shoqërohej në pamjet e shpërndara edhe nga djali i saj Charles dhe nipi William, dhe kjo gjë sipas analistëve të familjes mbretërore nuk është aspak një rastësi.

https://a2news.com/2019/12/19/londer-mbreteresha-pa-kurore-dhe-kuaj-i-drejtohet-parlamentit-me-fjalim/

Në fakt, të katër pjesëtarët Windsor në foto kanë diçka të përbashkët, përtej gjakut. Ata kanë qenë, janë ose do të jenë dikur mbretër, dhe kjo shihet si një sinjal edhe politik i Elisabeth, për të dëshmuar që familja mbretërore e ka jetën e gjatë dhe do të jetë protagoniste edhe në dekadat e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos