Vetëvendosja proteston në Berlin: Ngremë zërin kundër pazareve të Thacit dhe Vucic

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 22:48 | Aktualitet

Dhjetëra mbështetës kryesisht të Vetëvendosjes kanë protestuar sot në Berlin, jo larg nga vendi ku po zhvillohet samiti me liderët e Ballkanit, kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Macron. Protestuesit, krahas flamurit kombëtar, ishin pajisur me pankarta ironike mbi marrëveshjen e autoriteteve kosovare dhe atyre Serbe, që sipas tyre shkon në drejtim të kundërt me interesin e shqiptarëve të Kosovës. Disa prej tyre recitonin “Kundër bosnjizimit të Kosovës”, ose “Nuk pranojmë shtete paralele brenda Kosovës” etj. I intervistuar nga A2 CNN, organizatori i protestës, Sali Abazi, që është edhe një nga përfaqësuesit e lëvizjes së Albin Kurtit në Gjermani, shpjegoi se “ jemi mbledhur këtu që të ngremë zërin kundër pazareve të Thaçit dhe Vucicit, njeri ministër i Milosevicit, tjetri i zgjedhur duke blerë deputetë”, duke shtuar se ”këta po negociojnë kundra vullnetit të Kosovës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos