Të pritshëm, por një befasi për përmasat e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë e ka konsideruar analisti, Adri Nurellari, fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit në Kosovë. I ftuar në Ditari, në A2 CNN, ai e sheh si ngadhënjim të populizmit, fitoren e Kurtit, dhe Kosovën si viktimën e populizmit, duke e krahasuar edhe me Syriza-n greke. Për Nurellarin mungoi fushata e mirëfilltë kundër Kurtit në Kosovë. (A2 Televizion)
“Vetëvendosja si Syriza”, Nurellari: Ngadhënjim i populizmit në Kosovë, pres që Kurti të shfryhet si tullumbace
