Ja çfarë ndodh kur lihet Ferrari. Kjo ishte një nga batutat më të shpeshta në rrjetet sociale pas pamjeve të para të ish-pilotit “të kuq” me Aston Martin, skuderia e tij e re, që më parë në cirkuit njihej si Racing Point dhe Force India.
Gjermani duket pothuajse qeros, sidomos në pjesën e përparme, dhe përpos ironive të shumta, tifozët e tij filluan menjëherë ta “mbronin”, duke thënë se kjo ishte pasoja e stresit të madh që ka përjetuar në Maranello, ku dështoi ëndrra e tij për të fituar kampionatin.

Ish- kampioni i botës këtë vit do të garojë së bashku me Lance Stroll praktikisht pronarin e skuderisë, por gjasat e fitoreve të dikurshme janë të pakta edhe këtu. (A2 Televizion)