
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja nuk mbështeti idenë e kryerjes së vettingut të politikanëve nga institucioni që ai drejton.
Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku u shqyrtua vettingu në politikë, kreu i SPAK tregoi një qasje tjetër sa i takon këtij procesi.
Argumentet se përse është kundër, i tregoi duke hequr një paralele me aktin normativ “Operacioni Forca e Ligjit”.
Qëndrimi i kreut të SPAK ngjalli edhe reagimin e propozuesve të nismës.
Mbledhja e Komisionit kaloi nivelin e qetësisë duke sjellë edhe përplasjen e radhës politike, jo për ndryshimet kushtetuese, por për etikën në komunikim.
Interesi i palëve mbaroi në momentin kur përfundoi seanca dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme duke shtyrë seancat me titullarët e institucioneve të tjera që ishin parashikuar në rendin e ditës.
(A2 Televizion)