Video e re, “devijimi vendimtar”, Watford konfirmon golin e Rey Manaj

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 14:51 | Futboll

“Devijimi vendimtar… Goli i parë i Rey Manaj për Watford”. Ky është konfirmimi i faqes zyrtare të klubit anglez, në të cilin aktivizohet sulmuesi 25-vjeçar.

Watford publikoi edhe një video të re, nga një kënd që shuan çdo dyshim për autorësinë e golit. Prekja e cila e dërgoi topin në rrjetë, erdhi pikërisht nga Rey Manaj.

https://twitter.com/WatfordFC/status/1559819823101759489

Kuqeziu shënoi në portën e Birmingham, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij, që mbetet e pamposhtur në katër javët e para të kampionatit dhe mbetet pretendente për t’u kthyer në Premier League. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/17/manaj-me-ne-fund-protagonist-por-a-eshte-ai-autori-i-golit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos