
Vetëm 24 orë më parë, disa kodra me ullinj dhe bimësi të shkurtër të Kaninës në Vlorë, ishin të gjelbëruara.
Një vatër zjarri e shfaqur poshtë fshatit e ndihmuar edhe nga era, shkrumboi gjithçka gjeti përpara. Banorët e zonës e përshkruajnë zjarrin si të paparë ndonjëherë.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dukej e pashpresë, ndërsa vetëm ardhja e helikopterit vuri nën kontroll flakët. Një ditë më pas, dëmet nuk kanë nevojë për koment.
Fatmirësisht, nga flakët nuk u dëmtuan as persona dhe as banesa, ndërsa dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka persona konkretë të dyshuar. (A2 Televizion)