Një banore e Bejrutit kapi në kamera çastin prekës kur mamaja saj luan në piano një këngë tradicionale skoceze Auld Lang Syne, mes rrënojave të banesës së dëmtuar nga shpërthimi në kryeqytetin e Libanit. Nga shpërthimi i 4 gushtit të paktën 135 persona kanë humbur jetën, 5000 kanë mbetur të plagosur dhe deri në 300 mijë kanë humbur shtëpitë, pasi valët e shpërthimit në port u përhapën në të gjithë qytetin. Sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet... (A2 Televizion)
Video prekëse, gruaja luan në piano mes shtëpisë së dëmtuar nga shpërthimi në Bejrut
