Thaçi përsëri para Hagës! Inçizimi i bisedave në paraburgim? Avokatët: Është i pafajshëm

Nga Erjon Dervishi
17 Nëntor 2026, 09:13 | Aktualitet

Thaçi përsëri para Hagës! Inçizimi i bisedave

Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të dyshuar të drejtësisë. Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu. Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancë, e cila si zakonisht transmetohet me dhjetë minuta vonesë.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit dyshohet se janë përpjekur të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria pretendon se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

Akuzat përfshijnë pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës. Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar besueshmërinë e transkripteve dhe interpretimin e bisedave nga Prokuroria, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos