Shkëlqen Brajan Gruda, Gjermania i jep leksion Holandës me 5 gola

Nga Dea Kozma
17 Nëntor 2026, 09:34 | Futboll

Shkëlqen Brajan Gruda, Gjermania i jep leksion Holandës me 5 gola

Një mbrëmje për t'u mbajtur mend në Berlin! Gjermania dhuroi një spektakël të vërtetë përballë Holandës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin A2 të Ligës së Kombeve.

Një fitore me protagonistë të shumtë, por mes tyre spikati edhe një emër me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

Gjermanët zhbllokuan rezultatin në minutën e 41-të me Derry Scherhant, ndërsa pas pushimit nisën të ndërtojnë një fitore të jashtëzakonshme. Florian Wirtz dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Nico Schlotterbeck realizoi të tretin, pas asistit të Grudës, shkruan A2.

Ylli i mbrëmjes, Wirtz, gjeti sërish rrugën e rrjetës përpara se Brajan Gruda të vuloste gjithçka me golin e pestë në minutën e 77-të. Një paraqitje fantastike për talentin me origjinë shqiptare, me një gol dhe dy asistime.

Kështu, Gjermania merr kreun e grupit, ndërsa Holanda, pavarësisht disfatës së rëndë, siguron gjithashtu një biletë për në çerekfinale.

Gjermania e mbyll e para falë avantazhit në golaverazhin e ndeshjeve direkte mes tri skuadrave me pikë të barabarta. Holanda kualifikohet e dyta, Greqia mbetet jashtë ccerekfinaleve ndersa Serbia me 0 pike zbret ne Ligen B edicionin a ardhshem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos