Vietnam, fotografi dhe fëmija takohen pas 50 vjetësh në Milano

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 16:37 | Lifestyle
Vietnam, fotografi dhe fëmija takohen pas 50 vjetësh në Milano

50 vjet pas xhirimit të "Napalm girl" që i dha çmimin Pulitzer në 1973, Nick Ut takon vajzën e vogël në foto, Phan Thi Kim Phuc, në Milano, gjatë prezantimit të ekspozitës së tij në Palazzo Lombardia, e cila do të jetë e hapur për publikun nga 6 deri në 31 maj. Ekspozita e titulluar "From Hell to Hollyëood" "Nga ferri në Hollivod" gjurmon karrierën e Ut-it pesëdhjetë vjet pas shkrepjes, "Napalm girl" është simbol i luftës në Vietnam.

"Isha në 'Rrugën 1' në 8 të mëngjesit, pashë shumë bomba të hedhura pranë tempullit ku ishte Kim. Një helikopter hodhi dy bomba në një faltore. Dhe menjëherë pas kësaj në napalm Mendova se nuk kishte të mbijetuar, pastaj pashë shumë njerëz që dolën nga tymi i zi: pleq, gra, fëmijë. Dhe Kim duke vrapuar", kujton Ut.

Vetë Kim shfaqet në disa nga imazhet e ekspozuara në Milano, të realizuara si në kohën e konfliktit, ashtu edhe në një fazë të mëvonshme të jetës së saj, kur fotoreporterja e takoi përsëri, kur ishte e rritur.

"Nuk jam e sigurt se si mbijetova dhe si jam këtu. Historia ime filloi me një bombardim dhe një foto. Unë jam vetëm një nga ata fëmijë që kanë vuajtur dhe vuajnë në luftëra. Një "ikonë". Si fotoja ime. Unë u bëra simbol i luftës pas asaj shkrepjeje. Dhe kështu filloi jeta ime dëshmitare. Herën e parë që pashë foton time, të zhveshur, u trondita. U ndjeva shumë në siklet, kaq vulnerabël. Më vonë u përballa me kaq shumë dhimbje, trauma, ankthe. Arti i jetës është të jetosh me dashuri, shpresë dhe falje sepse vetëm kjo mund të ndryshojë vërtet botën” shpjegoi sot Kim Phuc.

"Në këto ditë më shumë se kurrë kjo ekspozitë është e rëndësishme për t'i kujtuar njerëzimit tragjedinë e luftës. Foto nga Kim Phuc kthehet, pas 50 vjetësh, për të trazuar ndërgjegjet tona. Prandaj shpresoj që 'Nga ferri në Hollivod' mund të përfaqësojë një kontribut konkret të Rajonit të Lombardisë për zërin universal që sot me këmbëngulje kërkon t'i jepet fund luftës në Ukrainë"- nënvizoi kuratori Ly Thi Thanh Thao.

Pesëdhjetë vjet më vonë, shtoi presidenti i rajonit Attilio Fontana, "ne ende dëgjojmë klithmën zemërthyese dhe të dëshpëruar të asaj vajze të vogël, e cila është kthyer në simbol të tmerrit të dhunës. Sipas tij “sot më shumë se kurrë kemi për detyrë të hapim sytë ndaj asaj britme dhimbjeje, duke dënuar të gjitha format e konfliktit dhe duke punuar çdo ditë për paqen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos