
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 67,860 doza të vaksinës Pfizer.
“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend??
Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.
Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, mbyllet postimi i kryeministrit. (A2 Televizion)