Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë nr.5 në Tiranë ku aktualisht Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, Partia Demokratike 15, LSI 2 dhe PS 1. Edhe pse kanë mbetur shumë pak kuti në këtë njësi të konsideruar si bazë e PS, socialistët shpresojnë se mund të marrin një mandat tjetër, i cili sipas listës së kandidatëve i përket Pandeli Majkos, i renditur në vendin e 19. (A2 Televizion)
Vijon numërimi i votave në njësinë 5, socialistët kërkojnë mandatin e 19 në Tiranë
