Vila 29 mijë paund ku qëndroi Maguire para se të bënte sherr në Mikonos

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 19:06 | Futboll

Media britanike kanë publikuar të mërkurën vilën luksoze në Mikonos ku qëndroi mbrojtësi i Manchester United, Harry Magueire, përpara se të përfshihej në përleshjen masive për të cilën ai u dënua me 18 muaj me kusht nga drejtësia greke.

Ylli i United raportohet të ketë qëndruar në një vilë që kushton 29 mijë paund në javë në brigjet e Mikonos, e cila është me pamje fantastike nga deti.

Gjithashtu kjo vilë ndodhet shumë pranë plazheve dhe bareve më të njohura të ishullit turistik si Scorpios Mykonos, Kalua and Santana. Ajo është e pajisur me pishinë gjigante dhe brenda saj mund të qëndrojnë 8 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos