Zbulohet oferta e City për Messin

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 17:49 | Futboll
Zbulohet oferta e City për Messin

Manchester City është një nga klubet më të avantazhuara për të marrë shërbimet e Leo Messit nëse argjentinasi largohet nga Barcelona.

Sipas ESPN, klubi anglez, që i përket “City Football Group”, po mendon që t’i ofrojë numrit 10 të Barcelonës një kontratë prej 3 vitesh në Premier League dhe më pas dy vite të tjera kontratë me New York City, në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

Messi e sheh me sy të mirë kalimin te City dhe sipas mediave katalanase, vetë ai ka telefonuar javën e kaluar Pep Guardiolën për të folur për një transferim të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos