Vjen në jetë vajza e parë pas 138 vjetësh

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 11:48 | Lifestyle

Një ngjarja tepër interesante është bërë publike së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një familje nga Michigan ka zbuluar se kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë në më shumë se 138 vjet nga ana e babait Andrew Clark dhe familjes së tij.

Andrew dhe gruaja e tij Carolyn folën për mirëseardhjen e vajzës së tyre Audrey më 17 mars gjatë një interviste të fundit me "Good Morning America".

Andrew pretendon se të dhënat nga ana e familjes së tij tregojnë se Audrey është vajza e parë që ata kanë mirëpritur që nga viti 1885.

Sipas DailyMail, dy prindërit thanë se për herë të parë mësuan për gjininë e foshnjës së tyre në shtator 2022 gjatë një festë që bëhet për të zbuluar gjininë e foshnjës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/22/e-reja-lind-femijen-brenda-ne-ashensor-kamerat-e-sigurise-filmojne-gjithcka/
https://a2news.com/2023/03/21/uji-i-shenjte-i-kontaminuar-me-dezinfektante-i-porsalinduri-ne-spital-pas-pagezimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos