
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shqyrtuar sot listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, bazuar në raportin e Komisionit të Posaçëm.
Nga 28 kandidatë, KLP skualifikoi 3 prej tyre. Argumenti është se ata nuk janë aktualisht pjesë e sistemit të Prokurorisë, çka e bën të pamundur realizimin e procedurës për ngritje në detyrë.
Garën për më tej e vazhdojnë 25 kandidatët e tjerë, të cilët sipas KLP-së, plotësojnë kriteret ligjore. (A2 Televizion)