Vllaznia ndal Bylisin dhe i bën nder Kukësit e Tiranës, të cilat shkëputen në krye. Sfida në Ballsh përfundoi në barazim 2-2, mes polemikave për një penallti të akorduar dhe më pas të anuluar për vendasit.
Shkodranët kaluan të parët në epërsi që në të 2’ me Malotën, por Murataj barazoi një minutë më pas ndërsa në të 7’ Ndreca përmbysi rezultatin. Në fund të pjesës së parë ishte Ramadani që riktheu ekuilibrin ndërsa rezultati do të mbetej i pa ndryshuar deri në fund.
Nga kjo përfitoi Laçi. Kurbinasit fituan minimalisht me Skënderbeun, me golin e Xhixhës, ndërsa edhe korçarët pretenduan një 11-metërsh të paakorduar. Me suksesin e arritur, Laçi ngjitet në vendin e tretë në renditje dhe bëhet ndjekësi më i afërt i pretendentëve. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )