Bayern merr barazimin e dytë radhazi në Bundesliga

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 20:35 | Futboll
Bayern merr barazimin e dytë radhazi në Bundesliga

Pas barazimit 3-3 në shtëpi në ndeshjen e kaluar ndaj Leipzig, Bayern Munchen ka dalë sërish me një pikë nga takimi i vlefshëm për javën e 11 të Bundesligës, përballë Union Berlin, i cili u mbyll 1-1.

Bavarezët hynin si favoritë në këtë ndeshje, por duket se lodhja tashmë ka bërë të sajën tek lojtarët, që po luajnë çdo javë nga dy takime të rëndësishme.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4 të takimit me Promel, duke e kapur Bayern të papërgatitur. Djemtë e Flick u hodhën në sulm për të barazuar, por berlinezët rezistuan mjaft mirë.

Në minutën e 67 vjen barazimi me Lewandowski, por vetëm kaq. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re. Megjithatë Bayern ruan ende kreun e klasifikimit me 24 pikë, po aq sa Leipzig. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos