Volejboll, të rinjtë e Sllovenisë shpallen kampionë Europe në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 11:15 | Sporte të tjera
Volejboll, të rinjtë e Sllovenisë shpallen kampionë Europe

Sllovenia në volejboll për meshkuj festoi titullin kampion Europe për 17-vjeçarë. Kjo skuadër triumfoi në turneun e organizuar në Tiranë, teksa mposhti në finale Rusinë me rezultatin 3-0.

Festa në sallën sportive “Feti Borova” shpërtheu pas dorëzimit të trofeut dhe medaljeve të arta nga presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Suksesi mund të cilësohet një befasi, pasi rusët vlerësoheshin si favoritë, edhe sepse e kishin mposhtur pa vështirësi skuadrën sllovene në fillim të aktivitetit. Në vendin e tretë të Europianit të 17-vjeçarëve në volejboll dhe fitues i medaljes së bronzit ishte Polonia, që kaloi Italinë në finalen e vendit të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos