Von der Leyen: 300 milionë doza të vaksinës Pfizer për BE

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 22:50 | Bota
Von der Leyen: 300 milionë doza të vaksinës Pfizer për BE

Lajmi për efektshmërinë e vaksinës së kompanisë Pfizer në bashkëpunim me BioNTech ishte një ndër më të priturit prej shumë kohësh në këto momente të errëta që planeti po kalon, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo arritje u përshëndet nga liderët më të mëdhenj, të cilët megjithatë kërkuan nga qytetarët që të mos ulin vigjilencën pasi për të dalë vaksina në treg duhen ende disa muaj.

Kështu, presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen përmes një njoftimi në rrjetet sociale premtoi se “KE shumë shpejt do të firmosë një kontratë me Pfizer e BioNTech për të siguruar të paktën 300 milionë doza të vaksinës anti-Covid”.

Von der Leyen, gjithashtu, iu kërkoi qytetarëve që gjatë kësaj kohë të mbrohen dhe të zbatojnë protokollet elementare kundër Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos