Një vorbull e mistershme është fotografuar me dron ditët e fundit në brigjet e Skocisë duke lënë pa fjalë shumë ndjekës të rrjeteve sociale.
Fotot u realizuan më 31 tetor nga Paul Yuong në Lendalfoot, South Ayrshire, i cili i publikoi ato menjëherë në rrjetet sociale.
Ai tregon se kërkoi nga ndjekësit e tij të mësonte se çfarë ishte ajo vorbull e çuditshme dhe nga se ishte krijuar ajo dhe përgjigjet ishin nga më të shumëllojshmet.
Disa hamendësonin se ajo ishte krijuar nga riprodhimi i harengave, ndërsa të tjerë shkruanin se mund të bëhej fjalë për çarje tubacionesh dhe deri te rrjedhje metani. (A2 Televizion)