Votimi i parlamentit britanik, Macron i kërkon Johnson sqarime

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 20:41 | Aktualitet
Votimi i parlamentit britanik, Macron i kërkon Johnson sqarime

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministri britanik, Boris Johnson të qartësojë vendimin e vendit të tij për çështjen e Brexit pasi ai humbi një votë në parlament që e detyron të kërkojnë një shtyrje tjetër të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Sipas një zëdhënësi të Presidencës francez, Macron pati një bisedë telefonike me Johnson ku i shpalosi qëndrimin e tij për nevojën e një  sqarimi të shpejtë pas zhvillimeve të fundit në Londër.

“Macron ia bëri të qartë Johnson se një vonesë nuk do të ishte në interesin e askujt”, shpjegon zyrtari francez. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/19/deputetet-kerkojne-tjeter-shtyrje-per-brexit-johnson-votoni-marreveshjen-time/

A2 CNN Livestream

Latest Videos