Vrasja e Nënkomisar Hoxhës, A2 CNN siguron pamjet e përplasjes me armë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 16:29 | Kronikë
Vrasja e Nënkomisar Hoxhës, A2 CNN siguron pamjet e përplasjes me

A2 CNN ka siguruar pamjet e rëndë të momentit të vrasjes së Nënkomisarit Saimir Hoxha, ditën e martë. Në video duket momenti kur Hoxha, bashkë me dy efektivë të tjerë të Policisë së Lezhës, po qëndrojnë në rrugë kur i bëjnë shenjë të ndalojë një makine tip Volkswagen Polo, ku ndodhej Aldi Rama dhe dy miqtë e tij, Armando Marku dhe Kristjan Sherri.

Në pamje shihet makina që frenon fort. Ndërkohë që policët po flasin me personat në makinë, 21-vjeçari Rama nuk del fare nga mjeti por qëllon në drejtim të Nënkomisarit Hoxha. Në ato momente dy kolegët e oficerit të policisë largohen me vrap për disa metra.

E ndërsa Rama merr makinën dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ata qëllojnë në drejtim të tij, por pa e ndaluar dot. Më pas kthehen për t’i dhënë ndihmë kolegut të tyre, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos