Vrasja e Pjerin Xhuvanit në fushatë, prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 15:19 | Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit kërkon 25 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e simpatizantit të PS, Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale të vitit 2021. Për dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, që akuzohen se nuk reaguan kur ngjarja po ndodhte, prokuroria kërkoi nga 1 vit burg, të konvertuar në shërbim prove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos