Vrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar, një 21-vjeçar me precedentë penalë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 11:58 | Kronikë

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Krimeve në Policinë e Lezhës, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 21-vjeçar, të identifikuar si Aldo Rama, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha nuk është arrestuar ende. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Efektivi i mbetur i vrarë në krye të detyrës ishte duke ushtruar kontroll në zonë, pasi dyshonte që brenda lagunës Kune-Vain, kultivohej lëndë narkotike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/28/vritet-oficeri-i-krimeve-ne-komisariatin-e-policise-se-lezhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos