
Përplasja me një trajler i ka kushtuar jetën një 64-vjeçari nga Librazhdi, në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Pajov, ku për shkaqe ende të papërcaktuara viktima, me inicialet H.B. që drejtonte një mjet tip Benz, i preu rrugën trajlerit të drejtuar nga një 49-vjeçar nga Korça.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)