Vrasja në Lushnjë, policia jep detaje të reja

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 23:38 | Kronikë
Vrasja në Lushnjë, policia jep detaje të reja

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të Lushnjës.

Sipas policisë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe. Më parë ishte raportuar për 3 të plagosur.

Ndërkohë, në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos