Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, njoftoi se PS-ja do të depozitojë sot në SPAK një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit 2011. (A2 Televizion)
“Vrasjet e 21 janarit me gjakftohtësi”, PS dorëzon kallëzim penal në SPAK ndaj Berishës e Bashës
