Vrau nënën me thikë, arrest me burg për monstrën e Pogradecit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 11:58 | Kronikë
Vrau nënën me thikë, arrest me burg për monstrën e

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 44-vjeçarin Olsi Çekiçi, i cili ekzekutoi me thikë mbrëmjen e së enjtes në Buçimas nënën e tij 70 vjeçare Firdes Çekiçi.

Prokuroria është duke pritur dhe ekspertizën për gjendjen mendore të autorit të kësaj vrasje të rëndë duke qenë se 44-vjeçari ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë më herët i shtruar në spital.

Ngjarja e së enjtes tronditi banorët e fshatit të vogël të Pogradecit për shkak të makabritetit të vrasjes së të moshuarës nga djali i saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/07/masakroi-te-emen-44-vjecari-me-kartele-mjekesore-por-nuk-kishte-pranuar-kurre-mjekimin/
https://a2news.com/video/vendimet-e-gjykates-arrest-me-burg-per-vrasjet-ne-elbasan-dhe-pogradec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos