Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, në banesën e këtij të fundit, mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas Policisë, autori është kushëriri i tij, i identifikuar si Lekë Vuksani, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.", njofton Policia e Shkodrës.
Mësohet se, autori rrinte me qira te shtëpia e Petritit. Ai ka shkuar te banesa e tij për t’i marrë lekët e qirasë, por në debat e sipër, autori i dyshuar Lek Vuksani është zënë me të, e ka qëlluar dhe është larguar.
51-vjeçari nuk është i njohur si një person problematik në zonë, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës. (A2 Televizion)




