
Njëmbëdhjetë ndeshje në NBA-in amerikan, në mbrëmjen përkujtimore të Martin Luter King dhe spektakli nuk mungoi.
Duke nisur nga ndeshja e 20 me radhë ku Xhejms Harden regjistroi mbi 30 pikë. Megjithatë, 37 pikët e realizuara prej tij nuk i mjaftuan Hjuston-it të evitonte humbjen ndaj Filadelfias.
Më rezultative ishin 44 pikët e Klei Tompson, i cili udhëhoqi Golden Stejt në suksesin ndaj Los Anxheles Lejkërs, me kalifornianët, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e LeBron Xhejms. (A2 Televizion)